Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ronaldo udhëheq Realin drejt fitores, Valencia ‘djeg’ Sevillan

Cristiano Ronaldo merr për dore Realin e Madridit drejt një tjetër fitoreje, e treta radhazi në të gjitha kompeticionet dhe e dyta në La Liga në shenjën e yllit portugez. Është një moment i artë ky për CR7-ën që pas atij ndaj Getafes realizoi një tjetër dygolësh ndaj Eibarit duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së Zidane në transfertën baske të “Ipurua”.

Ishte një ndeshje e vështirë për Los Blancos që në fund falë klasit të Ronaldos morën një fitore me shumë vlera nëpërmjet së cilës blinduan në një farë mënyre vendin e 3-të në Primera Division. Ronaldo zhbllokoi shifrat në minutën e 34-të me një goditje të bukur pas asistit të Modriç, por vendasit nuk e humbën entuziazmin dhe në minutën e 50-të barazuan shifrat me qendërmbrojtësin Ramis.

Për t’i dhënë tre pikët Realit mendoi sërish ai shpëtimtari i skuadrës merengues në momentet më të vështira pikërisht Cristiano Ronaldo i cili në minutën e 84-t shfrytëzoi krosimin e Carvajal dhe me kokë mposhti për herë të dytë në këtë sfidë portierin e Eibarit, Dmitroviç. Me këtë dygolësh Ronaldo u ngjit në kuotën e 18 finalizimeve në La Liga, 6 më pak se Messi dhe kur mbeten edhe 10 javë për t’u luajtur portugezi ka shanse për të fituar Këpucën e Artë.

Edhe Valencia mund të thuhet se ka siguruar tashmë një vend në zonën Champions, pasi në sfidën direkte me Sevillan, ka fituar me rezultatin 0-2, duke e çuar në 11 pikë distancën nga andaluzianët. Skuadra e Marcelinos shënoi nga një gol në çdo pjesë, ku në të dy rastet asistoi Kondogbia dhe shënoi Rodrigo.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...