La Liga

Zyrtarizimi i lamtumirës së Iniestës, pas finales së Kupës së Mbretit?

Andres Iniesta mund ta zyrtarizojë largimin nga Barcelona këtë fundjavë, pikërisht pas finales së Kupës së Mbretit me Sevillan, që do të zhvillohet të shtunën në orën 21:30.

E ardhmja e një prej futbollistëve më virtuozë në historinë e futbollit pritet të jetë në Kinë, ku “Don Andresin” do ta mbulojnë me ar. Mësohet se atij i është ofruar një kontratë 3-vjeçare me pagë 30 milionë euro në sezon.

Sipas Marcas, klubet e interesuara për shërbimet e tij janë Tianjian Quanjian dhe ChongqingDangdai, ndërsa “El Mundo Deportivo” nuk citon emra skuadrash, por këmbëngul në faktin se mesfushori ka kohë deri më 30 prill për të infrormuar klubin me të cilin e lidh një kontratë përjetë.

To Top