Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtare, UEFA refuzon marrëveshjen vullnetare me Milanin

CROTONE, ITALY - APRIL 30: New sporting director and AD of Milan Massimiliano Mirabelli (L) and Marco Fassone during the Serie A match between FC Crotone and AC Milan at Stadio Comunale Ezio Scida on April 30, 2017 in Crotone, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Kishte ditë që ishte paralajmëruar nga mediet spanjolle, por sot është bërë zyrtare. UEFA ka refuzuar marrëveshjen me Milanin ‘Voluntary Agreement’, parashikuar nga Fair Play Financiar.

Në komunikatën për refuzimin e marrëveshjes, UEFA thotë se pasi ka analizuar me vëmendje të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga kuqezinjtë, ka vërejtur pasiguri në lidhje me rifinancimin e borxhit, që duhet shlyer brenda tetorit të 2018-ës. Uefa njofton se AC Milan do të vijojë të jetë subjekt i monitorimit aktual dhe se në muajt e parë të 2018-ës do të bëhet një vlerësim i situatës.

Me këtë vendim, por edhe me vështirësitë për të arritur kualifikimin në Champions, duket se kuqezinjtë do të përballen me vështirësi të mëdha, çka nënkupton se do të detyrohen të shesin disa prej lojtarëve më të vlerësuar.

Vetë Drejtori Sportiv i Milanit, Marco Fassone u shpreh se ky ishte një vendim i pritshëm, pasi kërkesat e UEFA-s ishin të pamundura për t’u plotësuar menjëherë.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...