Kategoria Superiore

Zyrtare, Teuta emëron trajnerin e ri

Tashmë është zyrtare, do të jetë pikërisht Gentian Begeja, trajner i Teutës deri në fund të sezonit aktual. Lajmi është bërë publik nga vetë kubi durrsak, edhe në rrjetet sociale, ndërsa Begeja pritet të zbresë që nesër, të drejtojë stërvitjet e skuadrës.

Ish sulmuesi durrsak ka marrë kështu vendin e Stavri Nicës, që dha dorëheqjen pas vetëm 3 javësh në pankinën e Teutës, ku mori 2 barazime dhe një humbje në shtëpi me Luftëtarin. Pikërisht humbja me gjirokastritët ishte deçizive për të ardhmen e Nicës, që vendosi të largohet nga pankina e Teutës.

Ky është një rikthim i Begejës në stolin e Teutës, pasi e ka drejtuar atë edhe herë të tjera, ndërsa rasti i fundit ishte në sezonin 2014-2015. Gentian Begeja ka luajtur për Teutën për plot 11 vite, ndërsa këtë herë do të debutojë pikërisht në sfidën delikate me Vllazninë, një kundërshtar direkt për luftën për mbijetesë.

To Top