Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtare, Roberto Martinez në krye të Belgjikës deri në vitin 2020

Everton manager Roberto Martinez gestures during the English Premier League soccer match between West Bromwich Albion and Everton at the Hawthorns, West Bromwich, England, Monday, Sept. 28, 2015. (AP Photo/Rui Vieira)

Federata Belge e Futbollit ka vendosur të zgjatë edhe për dy vite kontratën me trajnerin e përfaqësueses Roberto Martinez. Vetëm pak javë para startit të Botërorit “Rusi 2018”, qeveria e futbollit në Belgjikë është bindur plotësisht se spanjolli është njeriu i duhur për t’i udhëhequr “Djajtë e Kuq” drejt finaleve të “Euro 2020”.

Martinez e mori detyrën pas finaleve të “Euro 2016”, duke e drejtuar me sukses dhe autoritet skuadrën në eliminatoret e Botërorit. “Djajtë e Kuq” në 10 ndeshje kualifikuese arritën të fitonin 9 dhe barazonin vetëm një takim, duke siguruar kualifikimin si të parët e grupit. Belgjika është një nga përfaqësueset me talente të jashtëzakonshme në përbërje, si Courtois, Lukaku apo Hazard, dhe shihet si skuadra që mund të bëjë surprizën në “Rusi 2018”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...