Serie A

Zyrtare, Milani blen kartonin e Kalinic

Nikola Kalinic është në të gjitha efektet një futbollist i Milanit. Sulmuesi kroat i cili u transferua gjatë verës së kaluar nga Fiorentina te kuqezinjtë në formë huazimi me detyrim blerjeje, tashmë është përfundimisht një futbollist i Milanit. Klubi milanez do ta paguajë Fiorentinën me tre këste ndërkohë që i gjithë transferimi i Kalinic do t’i kushtojë Milanit 20 milionë euro pa harruar 5 milionë eurot e derdhura menjëherë në arkat e klubit vjollcë për huazimin e lojtarit. Kalinic me Milanin ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021.

To Top