Merkato

Zyrtare, Lazio merr mbrojtësin Caceres

Nga dita e sotme, Martin Caceres është një futbollist i Lazios dhe do të vihet në dispozicion të trajnerit Inzaghi, menjëherë sapo të rifillojë stërvitja.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardhekaltër, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku theksohet se mbrojtësi uruguaian ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimin për një tjetër vit.

Caceres së fundi aktivizohej te Verona, ndërsa kulmin e karrierës së tij e ka pasur kur luante për Juventusin, me të cilin fitoi edhe tituj kampionë.

Ky afrim është mjaft i rëndësishëm për trajnerin Inzaghi, pasi Lazio mund të humbasë edhe shërbimet e mbrojtësit holandez, De Vrij gjatë merkatos së janarit.

To Top