Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Kukeli te Sioni i Tramezzanit

Burim Kukeli është zyrtarisht një futbollist I FC Sion. Lajmi që qarkullonte prej ditësh është zyrtarizuar nga vetë klubi zviceran, që në faqen e tij online ka bërë të ditur finalizimin e marrëveshjes me 33 vjecarin, që ishte kërkuar me ngulm nga ish-zv.trajneri i kuqezinjve, Paolo Tramezzani. Futbollisti ka firmosur një kontratë 2 vjecare me Sionin duke i dhënë fund një aventure pesë vjecare me Zyrihun. Në faqen e klubit zviceran theksohet se ka qenë vetë Tramezzani që ka kërkuar mbylljen e marrëveshjes pasi e shikon atë si një element shumë të vlefshëm në mesfushë dhe i beson së tepërmi përvojës së 33-vjecarit. Kukeli ishte një prej lojtarëve më të besuar të De Biasit në kombëtare e rrjedhimisht dhe një zgjedhje e preferuar nga Tramezzani. Në cv e paraqitur nga klubi zviceran theksohet prania e tij në Euro 2016, dhe 23 ndeshjet me kombëtaren e Shqipërisë. Në karrierën e tij Kukeli ka luajtur te Lucernë prej vitit 2008 deri në 2012, ku u transferua te Zyrih, klub me të cilin mundi të fitojë Kupën e Zvicrës duke luajtur dhe në fazën e grupeve të Europa League sezonin e kaluar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...