Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Koliçi e Shameti rinovojnë me Kukësin

Blerje të bujshme në merkato, por edhe rinovime të rëndësishme. Enea Koliçi dhe Ylli Shameti do të mbeten pjesë e Kukësit edhe për sezonin e ardhshëm, pasi dy prej lojtarëve kryesorë të titullit hodhën firmat në kontratë.

Me akordin e arritur për një vit dhe rinovim automatik për vitin e dytë nëse skuadra merr pjesë në grupet e Champions ose Europa League, Koliçi i dha fund spekulimeve. Në anën tjetër, Shameti zgjodhi të qëndronte me Kukësin, pavarësisht interesimit zyrtar të Partizanit.

Kolici: “Rëndësi ka që gjithcka u zgjidh në të mirën time dhe të klubit. Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Kukësit edhe për 2 sezone. Tani do të përpiqemi të mbrojmë titullin kampion”.

Shameti: “Kisha një pak me presidentin Gjici. Falenderoj Partizanin për interesin e treguar, por jam pjesë e Kukësi. Firmosa kontratë edhe për 1 vit, pasi 4 vjet ishin pak dhe doja t’i bëja 5. Duhet të punojmë shumë se është e vështirë të mbash titullin kampion.”

Trofetë mbeten objektivi te Kukësi, me presidentin Gjici që përveçse mbrojtjen e titullit kampion, kërkon të fitojë edhe Superkupën dhe Kupën e Shqipërisë.

Shameti: “Padiskutim që ekipi i Kukësit është ndërtuar dhe po ndërtohet, për të tillë trofe. I kemi marrë të 3 trofetë, por pse të mos marrim dhë të tjerë në vazhdim. Me këmbë në tokë dhe me dëshirë të madhe për të arritur te këto trofe, duhet të japim maksimumin.”

Kolici: “Premtoj se do të jap maksimumin. Do të përpiqem të bëj një paraqitje si sezonin e kaluar. të gjithë, duke filluar nga stafi dhe presidenti do të mundohemi të përsërisim sezonin e kaluar dhe besoj edhe më mirë.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...