Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare, Evertoni shkarkon trajnerin Koeman

Ishte diçka që pritej pas asaj humbjeje të thellë me shifrat 2-5 në shtëpi ndaj Arsenalit por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Evertoni ka shkarkuar nga detyra trajnerin Ronald Koeman. Lajmi është zyrtarizuar me një komunikatë nga vetë klubi nga Liverpooli.  Vendi i 18-të në renditje që përkon me zonën e rënies nga kategoria dhe vetëm 8 pikë të grumbulluara në 9 javë, kanë bërë që aventurës së trajnerit holandez në stolin e klubit nga “Goodison Park”, ti vijë fundi.

Koeman ishte një nga trajnerët më të paguar në Angli, ndërsa në këtë fillim sezoni nuk arriti të përmbushte aspak pritshmëritë e drejtuesve të Evertonit të cilët në verë shpenzuan shumë para në merkato duke i vendosur në dispozicion ish lojtarit të Barcelonës, shumë futbollistë cilësorë. Shkarkimi i Koeman vjen 16 muaj pasi ai la Southampton-in për tu emëruar në krye të Evertonit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...