Kategoria Superiore

Zyrtare/ Ergis Mersini transferohet te Vllaznia, kuqeblutë marrin edhe Malotën

Mbrojtësi i ri i Flamurtarit, Ergis Mersini është blerja më e re e Vllaznisë. Anësori ka mbërritur sot në Shkodër, ku ka arritur akordin me drejtuesit e klubit kuqeblu dhe pritet të japë edhe intervistën e parë si futbollist i Vllaznisë.

Kështu pas Sukajt dhe Sedat Berishës, skuadra e Gjokës vijon fushatën e përforcimeve, ndërsa përveç Mersinit, pritet edhe njëri mes 2 ish mbrojtësve të Partizanit, Krasniqi dhe Malota, me lezhjanin më të favorizuar.

Ergis Mersini, 29 vjeç, luan si mbrojtës i majtë dhe pas 3 vitesh te Luftëtari, këtë verë iu bashkua Flamurtarit të Shpëtim Duros, aventurë që zgjati vetëm një gjysmë sezoni. Në pasditen e kësaj të mërkure me shkodranët ka firmosur edhe qëndërmbrojtësi Renato Malota. Ish lojtari i Kukësit dhe Partizanit gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit kuqeblu duke firmosur me Vllazninë deri në fund të këtij sezoni. Me këto dy afrime Vllaznia ka konsoliduar mbrotjen ndërsa pas Xhevahir Sukajt trajneri Ernest Gjoka do të ketë në skuadrën e tij një tjetër lojtar që e dëshironte me çdo kusht, pikërisht Renato Malotën.

To Top