Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare/ Arda Turan kalon te Basaksehir

Arda Turan nuk është më një futbollist i Barcelonës. Turku ka vendosur të rikthehet në vendlindjen e tij, duke nënshkruar një kontratë me Istambul Basaksehir, skuadër që kryeson momentalisht Superligën në Turqi.

Këtë transferim e ka njoftuar vetë trajneri i Basaksehirit, Abdullah Avci, që shton se prezantimi i Arda do të bëhet të enjten ose të premten.

Arda Turan e nisi karrierën te Galatasaray, ku pasi shkëlqeu u transferua në Spanjë te Atletico Madrid. Edhe këtu turku spikati për 4 sezone, duke tërhequr vëmendjen e Barcelonës, që e mori verën e 2015-ës.

Gjithsesi, te katalanët ai luajti vetëm 36 takime në më tepër se 2 sezone, duke shënuar vetëm 5 gola. Kohët e fundit, Arda Turan kishte mbetur jashtë planeve të trajnerit Valverde, që shpesh nuk e merrte as në stol.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...