La Liga

Zidane ‘trazon ujërat’: Neymar dhe CR7 përshtaten bashkë

Zinedine Zidane me deklaratat e tij e bën akoma edhe më të mundshëm kalimin e Neymar Jr te Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere. Trajneri francez i Los Blancos në konferencën për shtyp përpara sfidës së kësaj fundjave në La Liga ndaj Celta Vigos i pyetur nga gazetarët për yllin brazilian të PSG, theksoi se nuk e di nëse drejtuesit e klubit janë në bisedime me Neymar madje e përjashtoi një opsion të tillë pasi të gjithë janë të përqëndruar te fundi i sezonit me Realin e Madridit që në 26 maj në Kiev do të sfidojë Liverpoolin në finalen e Champions League. Megjithatë Zidane lëshoi disa deklarata që të bëjnë të mendosh se shanset që Neymar të kalojë në Madrid në merkaton e verës janë të mëdha. I pyetur nëse braziliani mund të përshtatet me Cristiano Ronaldon në fushë, francezi theksoi se futbollistët e mirë janë të përshtatshëm gjithmonë, duke marrë si shembull rastin e tij me Youri Djorkaeff në Botërorin e vitit 1998, teksa të gjithë thoshin se ata nuk përshtasheshin por me të dy në fushë, Franca u shpall kampione e Botës. Sëfundmi Zidane shtoi se ai nuk u ka kërkuar drejtueve blerjen e Neymar.

To Top