Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zidane: Sezon pozitiv, të fitojmë Botërorin e klubeve

Pas sukseseve në Champions League ndaj Borussias së Dortmundit dhe në kampionat me shifrat e thella 5-0 kundër Sevillas, për Realin e Madridit ka ardhur momenti të mendojë për Botërorin e klubeve. Los Blancos do të debutojnë në këtë kompeticion të mërkurën në sfidën gjysmëfinale ndaj vendasve të Al Jaziras, por objektivi i Realit nuk është të mposhtë vetëm skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe por të fitojë trofeun. Diçka të tillë e la të kuptohet në një konferencë për shtyp trajneri Zinedine Zidane. “ Në çdo rast që zbresim në fushë e bëjmë me objektivin për të fituar trofeun. Duam të kthehemi në shtëpi me suksesin në xhep. Nuk do të jetë e thjeshtë pasi fakti që jemi Reali i Madridit nuk na garanton fitoren.  Jam i kënaqur me sezonin që kemi zhvilluar deri tani edhe pse ka shumë gjëra të cilat duhet t’i përmirësojmë”, theksoi francezi i stolit të Realit të Madridit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...