Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zidane e Valverde largojnë presionin para El Clasicos: Do të jetë një ndeshje e madhe

Klasikja e madhe e futbollit spanjoll vjen në këtë fundvit si një dhuratë festash për të gjithë dashamirësit e ndjekësit futbollit. Kjo përballje gjigandësh pritet të dhurojë emocione të mëdha dhe pozitat e tyre në klasifikim pritet të shtojë edhe më shumë rivalitetin por dhe interesin për këtë sfidë. Me Realin që do të tentojë gjithçka për gjithçka, pasi vetëm firorja do të mund t’i rikthente ata në rrugën  e duhur drejt titullit kampion, ndërkohë që Barcelona do të kërkojtë ti japë goditjen fatale kundërshtarëve dhe njëkohësisht rivalëve të përjetshëm. E luftuar në maskimumin kjo ndeshje nuk do të rezervojë as tunelin e duartrokitjeve për fituesit e Championsit pikërisht për shkak të rivalitet të madh që rezervon. Gjithsesi, në prag të supersfidës që e sheh skuadrën e Zidane plot 11 pikë më pak se sa katalanasit trajneri francez shpehet optimist duke deklaruar se ndjesitë janë pozitive dhe se klubi mbreteror është i përgatitur për të zhvilluar një ndeshje ku do të japë maksimumin.

“Do të zhvillojmë një ndeshje të madhe e duke lënë mënjanë cdo gjë tjetër që na prek direkt unë jam i interesuar që në këtë derbi spanjoll të shoh një unitet absolut të skuadrës. Duhet ta shohim këtë ndeshje jo vetëm në perspektivën e pikëve dhe kampionatit por në interes më madhor, atë që do të bëjmë ne në ato 90 minuta si ekip”.

45-vjeçari nga Marseja është i vetëdijshëm se kjo është sfida më e vështirë e sezonit, rezultati i të cilës do të ketë ndikim direkt edhe në mbarëvajtjen e sezonit. Gjithsesi, ai shprehet se skuadra e tij luan pikërisht për të tilla ndeshje të vështira, ku ata do të mundohen të shfaqin gjithë madhështinë e tyre.

“Si gjithmonë e parashikoj një ndeshje shumë të vështirë, si gjithnjë në fakt edhe ky rast nuk bën përjashtim pasi “El Clasico” është  ndërtuar e tillë, për të qënë njeherëzi ndeshja më e bukur dhe më e vështirë e La Ligas. E dimë rëndësinë e atyre tre pikëve që  janë në lojë por duhet thënë se i gjithë objektivi ynë është që pikësëpari të shfaqim një unitet absolut e sigurisht të kërkojmë edhe fitoren.

Zinedine Zidane  deklaron gjithashtu se ka besimin absolut tek organika e tij dhe se do të luftojnë deri në vërshëllimën e fundit të këtij takimi për të marrë më të mirën e tij e mbi të gjitha për të shkurtuar diferencën ndaj katalanasve.

“Nuk jemi në ankth për këtë sfidë, do të luajmë përballë rivalëve tonë më të fortë dhe do të  bëjmë atë që dimë më mirë, të luajmë futboll të bukur dhe emocionues”.  

Nga ana tjetër edhe Ernesto Valverde prononcohet në prag të El Clasiccos edhe pse nga një pozicion shumë më komod se sa Zidane.

“Kjo është ndeshje me shumë emocion por në fund të fundit sezoni është i gjatë. Një skuadër mund të kalojë nëpër faza të ndryshme përgjatë tij si kriza, superimi  i saj, rikthimi tek vështirësite dhe në fund edhe suksesin.  Edhe ne kaluam një  moment jo të mirë, të cilin ekipi e la pas, gjithsesi ky është një moment delikat pasi kjo nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat.Do të mundohemi të shfrytëzojmë momentin e mirë që po kalojmë duke bërë një ndeshje të mirë e duke kërkuar fitoren,  edhe pse jemi të vetëdijshëm për vështirsitë, pasi Reali është Reali dhe për më tepër luan në shtëpi.

E në fakt kjo do të ishte një fitore historike për Barcelonën  pasi katalanasit kurrë nuk kanë shënuar tre fitore rradhazi në shtëpinë e  madrilenëve. Por Valverde prezantohet me nota modestie kur deklaron se Barca nuk është favorite.

 “Nuk mendoj se jemi favoritë në këtë El Clasico pasi në të tilla takime nuk ka rëndësi as klasifikimi. Është kaq e veçantë saqë secila skuadër duket se lë pas çdo gjë tjetër dhe kërkon vetëm të shfaqë virtytet e saj. Reali ka një strategji perfekte në kombinim. Do të mundohen të na krijojnë presion prandaj duhet të zbresim në fushë më të fortë se kurrë pasi edhe ne do të mundohemi t’i impresionojmë e t’u ushtrojmë presion”.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...