Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zidane bën provat gjenerale para Championsit, debuton edhe i biri

Zinedine Zidane bëri sot provat e fundit para finales së Champions League, trofe që të një javë më vonë do të kërkojë ta fitojë për herë të tretë radhazi.

Në sfidën e fundit të kampionatit, transfertën ndaj Villarealit, tekniku francez zgjodhi të hedhë nga minuta e parë formacionin e tij më të mirë, përveç portës, të cilën ia kishte besuar të birit, që debutoi kështu zyrtarisht në La Liga.

Madrilenët dominuan totalisht në pjesën e parë, të cilën e fituan me rezultatin 0-2, ndërsa në 45-minutëshin e dytë ulën ritmin, për t’iu ruajtur ndonjë dëmtimi të mundshëm. Ky fakt u shfrytëzua nga Villareali, që arriti të shënojë dy herë në portën e Zidanes dhe të barazojë rezultatin në 2-2.

Ky rezultat la të pandryshuara pozitat e dy skuadrave në renditje, teksa Villareali do të luajë në edicionin e ardhshëm të Europa League, ndërsa Reali në Champions.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...