Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zhegrova: I lumtur për golin, ia dedikoj shtetit të Kosovës

Entuziazmi i fitores me Madagaskarin përcillet edhe nga fjalët e protagonistëve në fushën e blertë. Nga “ylli” i mbrëmjes, Edon Zhegrova, te Ujkani, Shala dhe Kryeziu. Ja si u shprehen futbollistët pas këtij suksesi, që rrit optimizmin te “dardanët”.

 Edon Zhegrova: “Me të vërtetë ishte ditë e veçantë, sidomos për faktin që shënova gol. Ishte një ndjenjë shumë e mirë, të gjithë ishin fantastikë dhe dhanë maksimumin. Jam befasuar që isha titullar, kam menduar për këtë ndeshje dhe jam shumë i lumtur për fitoren. I përshëndes të gjithë tifozët. Dedikimi është për shtetit e Kosovës.”

Samir Ujkani: “Fitore me shumë rëndësi. Nuk e kemi patur një javë të lehtë me kushtet dhe udhëtimet. Ekipi ka reaguar në mënyrë profesionale. Grupi duhet të rritet dhe jam shumë i kënaqur me golin e Edon Zhegrovës. Trajneri jep udhëzimet e veta në detaje. Ndodhin situatat e vështira, sikurse ishte penalltia, që fatmirësisht nuk u shndërrua në gol. Kemi reaguar mirë edhe pse fusha ishte e keqe.”

Herolind Shala: “Është kënaqësi e madhe, kemi luajtur mirë dhe e merituam fitoren. Kemi bërë disa gabime, çka tregon se duhet të përmirësohemi. Ka ndryshime, ekipi është i mirë po kemi nevojë të punojmë më shumë.”

Hekuran Kryeziu: “Ndeshjet miqësore si këto që i quajmë të vogla janë shumë të rëndësishme. Kemi patur një javë të vështirë. Jemi të gëzuar me fitoren dhe me lojën pozitive. Duhet të përmirësohemi dhe tani presim ndeshjen e radhës. Kemi patur momente jo të mira, që tregon se kemi ende shumë punë për të bërë. Nuk kemi shumë kohë deri të martën, duam të ftojmë edhe me Burkina Fasos”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...