Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zëvendësimi i Pogbasë, shpjegimi ironik i Mourinhos

Paul Pogba u transferua nga Juventusi te Manchester United, për plot 105 milionë euro, por kur po shkojmë drejt përfundimit të sezonit të dytë te ‘Djajtë e kuq’, ende nuk ka arritur të bindë.

Këtë e tregojnë mjaft mirë statistikat e tij, por së fundi e ka treguar edhe Jose Mourinho, personi që e ka mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme. Portugezi vendosi të largojë francezin që në minutën e 66’ të sfidës me Newcastlen, për të aktivizuar Carrick, ndërsa shpjegimi që dha për këtë zëvendësim, ishte vërtetë domethënës.

“Zëvendësimi i shpejtë i Pogbasë? Doja në fushë dikë që të bënte mirë punët e thjeshta”, u përgjigj Mourinho në mënyrë ironike, duke lënë të kuptohet se tashmë i është sosur durimi me francezin.

Krahas Mourinhos, kanë qenë edhe të tjerë analistë e ish futbollistë, që kanë kritikuar lojën e francezit, që ndonëse është 24 vjeç, ende nuk po merr dot përgjegjësitë e liderit.

“Pogba ka aftësi të jashtëzakonshme, por është larg të qenit një lojtar i madh. Është 24 vjeç dhe ende nuk po arrit të marrë përgjegjësitë që i takojnë një lojtari që kushtoi plot 105 milionë euro. Mesa duket ai akoma nuk e ka kuptuar se çfarë pritet nga loja e tij dhe çfarë duhet të bëjë në fushë”, u shpreh Graeme Souness, ish futbollist legjendar i Liverpoolit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...