Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Supergoli i Zekës, ‘mahnit’ portugezët (Video)

Talenti i Kombëtares Shpresa, Agim Zeka ka mahnitur portugezët, teksa ka shënuar një supergol në sfidën e djeshme mes Penafiel dhe Varzim, fituar 2-3 nga këta të fundit.

Djaloshi nga Drenica, që iu bashkua Varzimit vetëm në merkaton e janarit, i huazuar nga francezët e Lille, barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1, në minutën e 14, me një gol fantastik të shënuar pas një goditjeje nga distanca.

Goli i Zekës bëri xhiron e ekraneve sportive në Portugali, ndërsa nuk munguan elozhet për shqiptarin dhe krahasimet me futbollistë të mëdhenj portugezë.

Gjithsesi, jo çdo gjë shkoi siç duhej për fantazistin shqiptar, pasi vetëm 4 minuta pas golit, u detyrua të lërë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi. Zeka u huazua nga Lille për të fituar eksperiencë, ndërsa te Varzim presin që djaloshi të ndihmojë skuadrën të qëndrojë në Ligën e Dytë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...