Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Ze Maria në “Zona Gol”: Dua të lë shenjë te Tirana

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, i ftuar në emsionin “Zona Gol” tregoi arsyet pse pranoi të merrte drejtimin e një ekipi shqiptar. Braziliani tha se qëllimi i tij është të lërë shenjë te Tirana.

Shqipëria është një vend që është përmirësuar. luajti në Europian nën drejtimin e De Biasit dhe bëri një lojë shumë të mirë. Pranova të vij këtu sepse ishte ftesa e një ekipi të madh, që pavarësisht se kishte rënë një kategori më poshtë, kishte një të shkuar të rëndësishme. Është një futboll që po zhvillohet dhe në rastin tim dua të lë shenjë në këtë klub.

Si futbollist, Ze Maria ka luajtur krah emrave më të mëdhenj të futbollit, ndërsa i preferuari i tij mbetet Ronaldo “Fenomeni”.

Kam luajtur kundër Realit të Madridit dhe futbolli spanjoll është i preferuari mi. Nëse flasim për futboll spektakolar, në Brazil dhe Spanjë e shprehin anën më të bukur të kësaj loje, ndërsa Italia ka një futboll më të organizuar. Gjithsesi, unë jam një fans i Barcelonës, mbi të gjitha për Iniestën. Ronaldo “Fenomeni” mbetet unik, sepse të luash me të ishte si të luash në play-station. Kam parë që të realizonte një gol kundër Nigerisë në Olimpiadë, ku dribloi të gjithë skuadrën. Ishte diçka fantastike, që vetëm ai mund ta bënte.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...