Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Ze Maria: Ne jemi Tirana, edhe në Shkodër për fitore

Mjaft i lumtur për fitoren në takimin e parë të Kupës, ndaj Vllaznisë, është shfaqur edhe trajneri i Tiranës, Ze Maria. Braziliani është shprehur i kënaqur jo vetëm me rezultatin, por edhe me angazhimin e skuadrës në fushë, ndërsa theksoi se bardheblutë do të kërkojnë të fitojnë edhe takimin e kthimit në Shkodër.

“Kishim përballë Vllazninë, një skuadër që luan në Superiore, por ne jemi Tirana dhe do të luajmë gjithmonë për të fituar. Sot treguam një shpirt të lartë gare dhe arritëm të fitojmë 2-0, që besoj se është një rezultat i favorshëm për t’u kualifikuar, por edhe në Shkodër ne do të shkojmë për të fituar sërish”, tha trajneri i bardhebluve.

Ze Maria komentoi edhe çështjen e ditës në shtëpinë e bardhebluve, atë të nxjerrë në pah nga media, që lidhet me dhënien e shiritit të kapitenit, të riut Sentamu, në sfidën me Shënkollin.

“Të gjithë në skuadër e dinë se kush është kapiteni dhe zëvendës-kapiteni, ndërsa në mungesë të tyre, shiritin mund ta marrë kushdo. Unë drejtoj disa profesionistë, që e kuptojnë mjaft mirë zgjedhjen time dhe nuk ka aspak vend për xhelozi. Të gjithë e kishin të qartë pse zgjodha Sentamu-n kapiten dhe nuk pati aspak probleme në dhomat e zhveshjes”, tha braziliani Ze Maria.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...