Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zbulimi i Pirlos: Në 2011-ën isha shumë pranë Barcelonës

Xavi, Iniesta dhe… Pirlo. Do të kishte qenë një mesfushë ëndrrash, që për pak u bë realitet në verë të 2011-ës. Është vetë Andrea Pirlo që zbulon një prapaskenë të merkatos, që mund ta kishte transferuar te Barcelona.

“Me Barcelonën po diskutohej për blerjen e Ibrahimovicit dhe unë do të isha futbollisti që do të këmbehesha më të. Në fund u arrit vetëm marrëveshja për Ibran. Do të kishte qenë me siguri një eksperiencë e bukur, por unë isha shumë mirë te Milani, nuk e di nëse do ta kisha pranuar ofertën, ishte gjithçka për t’u parë.”

Pirlo qëndroi në Milano, por ai ishte sezoni i fundit si kuqezi, sepse verën pasardhëse u transferua tek Juventusi. Ish-mesfushori i kombëtares italiane foli edhe për Milanin e Gattusos, duke theksuar se ndaj Crotones u pa një skuadër më e gjallë dhe që krijonte shumë raste për gol. Sipas tij, me ndërprerjen e shkurtër të kampionatit “Ringhio” do të ketë më shumë kohë për të përçuar idetë e tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...