Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zbulimi i Julio Cesar, tregon mesazhin denigrues të Mourinhos për Casillasin

Gjatë një interviste të fundit, portieri brazilian Julio César, që aktualisht aktivizohet te Flamengo, ka zbuluar një bisedë interesante që ka zhvilluar me Jose Mourinhon në vitin 2013 për finalen e Kupës së Konfederatave, ku gardiani 38-vjeçar u zgjodh edhe si potrieri më i mirë i atij kompeticioni. Në fakt, Cesar zgjodhi që ta ngrinte trofeun e tij duke mbajtur veshur fanellën e Casillasit, për t’i bërë në këtë mënyrë një homazh kolegut të tij, Iker, që konsiderohej si një nga më të mirët në botë, por nuk gëzonte marrëdhëniet idilike me Mourinhon gjatë kohës që ai drejtonte Realin e Madridit. Siç kujton Julio Cesar, ndërsa mbërriti në dhomat e zhveshjes, gjeti një mesazh nga portugezi Mourinho: “Je i çmendur! Casillas është ai që duhet të mbajë veshur fanellën tënde dhe jo ti të tijën”. Për më tepër, “The Special One” i pati thënë CesarIT se ai vetëm më një krah mund të priste shumë më shumë sesa Casillas. Në të vërtetë, finalja e atij viti mes Brazilit dhe Spanjës përfundoi në shifrat 3-0 për “Selecaon” në Marakana. Në përfundim të takimit, Casillas shkoi ta vizonte Cesarin në dhomat e zhveshjes për ta falënderuar për gjestin simbolik dhe shumë domethënës të portierit brazilian.

Iker erdhi në dhomat e zhveshjes për të më falënderuar dhe ne besiduam. Më kujtohet se i thashë që duhet përballej me Mourinhon. Edhe pse ishte e vështirë, ai duhej t’i dilte përballë dhe t’i tregonte vlerat e tij”. Më pas Cezar shton se Mourinhos i pëlqen t’ua bëjë të vështirë jetën lojtarëve që konsiderohen “yje” të futbollit dhe në këtë aspekt portieri brazilian e njeh mirë trajnerin portugez, pasi bashkë kanë punuar te zikaltrit e Interit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...