Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zbriti me armë në fushë, reagon për herë të parë Presidenti i Paok-ut

Presidenti i Paok-ut të Selanikut, Ivan Savidis u bë protagonist të dielën në mbrëmje, pasi zbriti në fushë me pistoletë në brez, lajm që bëri xhiron e botës në vetëm pak minuta.

Ngjarja ndodhi në minutat e fundit të sfidës Paok-AEK, kur ndeshja ishte ndërprerë për shkak të konfuzionit të arbitrit për të akorduar një gol të vendasve, apo eliminuar atë.

Reagimi i komunitetit të futbollit ishte i menjëhershëm, saqë kryeministri grek, Alexis Tsipras urdhëroi ndërprerjen pa afat të Superligës Greke, ndërsa për presidentin e selanikasve, u lëshua një urdhër arresti.

Vetë ky i fundit, reagoi sot për herë të parë, nëpërmjet një letre, ku kërkon ndjesë për ngjarjen e ndodhur dhe hedh akuza ndaj institucioneve që drejtojnë futbollin në Greqi.

Ja letra e Ivan Savidis:
Të nderuar zotërinj, dëshiroj të kërkoj falje ndaj të gjithë tifozëve të PAOK-ut, të gjithë tifozëve grekë, komunitetit të futbollit. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Natyrisht, nuk kam të drejtë të dal në fushë në atë mënyrë. Reagimi im emocional është shkaktuar nga gjendja e përgjithësuar negative, që mbizotëron në futbollin grek kohët e fundit dhe nga të gjitha ngjarjet e papranueshme që ndodhën në fund të ndeshjes PAOK-AEK.

Veprimet e gjyqtarit, ndërprerja e ndeshjes, protestat dhe hyrja në fushë e dhjetëra njerëzve të të dy ekipeve. Të gjitha këto mund të bënin që situate të degradonte dhe qëllimi im i vetëm ishte të mbroja tifozët e PAOK-ut nga provokimet.

Nuk kisha ndërmend të ndërhyja te skuadra kundërshtare apo gjyqtarët. Nuk kam kërcënuar askënd. Unë dhe kolegët e mi jemi peng i institucionit të futbollit, që është krejtësisht i sëmurë. Po luftoj dhe do të vazhdoj të luftoj kundër sulmeve të vazhdueshme në të gjitha nivelet për një futboll të ndershëm, me arbitrim të ndershëm.
Përsëri kërkoj falje! Presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...