Bundesliga

Youssoufa Moukoko, talenti 13-vjeçar që po mahnit te Dortmundi

Borussia e Dortmundit ka gjetur një talent të ri. Bëhet fjalë për Youssoufa Moukoko, që, siç konfirmon certifikata e lindjes, është vetëm 13 vjeç, por i aftë për të konkurruar me të rinjtë që janë madje 4 vite më të mëdhenj se ai.

Në fakt, Youssoufa luan pikërisht me ekipin U-17 të Borussias së Dortmundit dhe jo rastësisht djaloshi fenomenal është grumbulluar edhe me Kombëtaren Gjermane U-16, ku në katër ndeshje ka shënuar tre gola.  Ka nga ata që këmbëngulin se ky djalosh nuk mund të ketë realisht këtë moshë. Polemikat dhe spekulimet u shtuan edhe më shumë kur babai i tij refuzoi që i biri t’i nënshtrohej një ekzamini me radiografi të kyçeve të duarve, që tregon moshën e kockave, por që jo gjithmonë siguron rezultate të sakta.

“Baby bomber” ka dhënë prova të një force fizike të jashtëzakonshme duke shwnuar 27 gola në 15 ndeshje. Historia e Youssoufas duket emblematike. I lindur në Kamerun, në vitin 2004, u regjistrua menjëherë në konsullatën gjermane. Por janë të shumtë ata që mendojnë se ajo është e falsifikuar. Gjithsesi, djaloshi zotëron certifikatën e lindjes të lëshuar nga konsullata gjemane dhe kjo për Shtetin Gjerman është e padiskutueshme. Argument që i mjafton klubit të Borussias për ta mbyllur këtë çështje një herë e mirë.

Youssoufa Moukoko ka thuajse edhe katër vite kohë për të thyer rekordin e Nuri Sahin, që mbetet lojtari që ka debutuar në moshën më të re në Bundesligë, pikërisht kur nuk i kishte mbushur 17-vjeç.

 

To Top