Eredivisie

Younes, shpjegon arsyet përse dështoi transferimi te Napoli

Amin Younes ishe vetëm një firmë larg për tu bërë lojtar i Napolit në janar ku kaloi edhe testet mjekësore me të kaltërit por në momentet e fundit gjithçka dështoi. Sulmuesi gjerman zbuloi se transferimi nuk u konkretizua për arsye personale dhe se ndodhën disa gjëra për të cilat nuk dëshiron të flasë por tani shpreson që të luaj me Ajax. 24-vjeçari që ka një kontratë deri në qershor me klubin holandez luajti me ekipin e dytë ndaj Helmond ku shënoi edhe një gol dhe pas ndeshjes nuk e pohoi nëse kalimi te Napoli do të konkretizohet me parametër zero në fund të sezonit aktual.

 

To Top