Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Yolanthe ‘eklipson’ Wesley Sneijderin (Foto)

Wesley Sneijder është në perëndim të karrierës së tij futbollistike dhe këtë e tregojnë qartë edhe problemet që po kalon në klubin ku luan, te francezët e Nices. Pasi vuajti të gjejë një ekip në verë, fantazisti holandez tani po vuan për të gjetur vend në formacionin e Favre-së, pasi forma e tij nuk premton për vazhdimësi.

E ndërsa ish fantazisti i Interit vuan, bashkëshortja e tij, Yolanthe Cabau është në kulmin e karrierës. Modelja vijon të pozojë për kompani të ndryshme mode, ndërsa së fundi ka pasur edhe një bum ndjekësish në Instagram, ku ka kaluar shifrën e 1 milionë fansave.

Wesley ndiqet nga rreth 1.9 milionë, por gjatë vitit 2017, rritja e numrit të fansave të Yolanthe, ka qenë 10 herë më e madhe se e bashkëshortit të saj, duke bërë që numri 10 i Holandës të ‘eklipsohet’ nga modelja me të cilën ndan shtratin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...