Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Yjet e NBA, spektakël në Afrikën e Jugut

Për një natë Nba zbret në Afrikë. Në Johannesburg të Afrikës së Jugut, yjet e koshit dhuran spektakël për publikun që i ndoqi nga afër në pallatin e sportit. Kjo ishte ndeshja e dytë e Nba e zhvilluar në këtë kontinent, një sfidë mes lojtarëve më të mirë të përzgjedhur nga e gjithë Bota që luajnë në Nba dhe atyre afrikanë ku bënin pjesë edhe basketbollistë që tashmë mbrojnë ngjyrat e përfaqësueve jo afrikane por që kanë lindur në kontinentin afrikan. 108-97 ishte rezultati i ndeshjes në favor të skuadrës që përbëhej nga basketbollistët nga i gjithë globi.

Ishte një sfidë shumë e lutuar në fakt që nisi me dominimin e skuadrës me lojtarët afrikanë.  Pas një paraqitjeje super dhe disa koshave spektakolarë të udhëhequr nga dyshja Olapido-Mudiay, vendasit kryesonin me shifrat 33-19 në fund të periodës së parë. Por aty nisi edhe kthesa e madhe e skuadrës së basketbollistëve nga e gjitha Bota. Kyle Lowry dhe talenti letonez i New York Knciks, Kristaps Porzingis kërkonin të linin shenjën e tyre në këtë sfidë arritën ti jepnin një tjetër drejtim takimit duke përmbysur shifrat për ti dhënë fitoren skuadrës së përbërë nga basketbollistë nga e gjithë Bota.  Porzingis shënoi në total 14 pikë ndërsa Lowry u kënaq me 13 të tilla ashtu si edhe Courtney Lee, ndërkohë që 14 pikë shënoi dhe Andre Drummond i Detroit Pistons. Te skuadrave e yjeve të Afrikës spikati Olapido me 28 pikë por edhe ylli i Denver Nuggets Emmanuel Mudiay me 22 të tilla.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...