Kategoria Superiore

Xhevahir Sukaj: Fitore që na siguron pak qetësi

Xhevahir Sukaj transmeton optimizëm në deklaratën e tij në “Gol pas Goli”, pas fitores 0-2 të Vllaznisë në Lushnjë. Sipas “bomberit” shkodran presioni i tifozëve është i madh, ndaj ekipi duhet të krijojë vazhdimësi në rezultati për të siguruar mbijetesën.
“Të gjithë futbollistët duhet të japin maksimumin, sepse rrezikojnë. Ishte delikate, sepse edhe kundërshtari e kishte si trenin e fundit për mbijetesën. Arritëm të merrnim 3 pikë që ishin të domosdoshme. Kurrë nuk e kam përjetuar një presion kaq të madh nga tifozët. Shpresoj që kjo fitore të na japë qetësi. Skënderbeu dhe Kukësi nuk janë këta rivalët tanë të vërtetë. Mundësitë tona janë për më lart, por këto dy ndeshjet e fundit që kemi humbur, nuk kanë qenë për të parë nivelin e skuadrës sonë.
Sukaj shpjegoi edhe momentin e ekzekutimit të 11-metërshit, teksa pati edhe një komunikim me Ribajn.
“Bisedova me Ribajn për të ekzekutuar penalltinë, pasi doja që të shënonte edhe ai, meqë është një futbollist i kritikuar aq gjatë nga specialistët në Shkodër”.

To Top