Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Wolf: Mbështesim Hamiltonin dhe ruajmë dominimin

Prej disa vitesh dominimi i Mercedesit në skenën e Formula 1 është kthyer në fakt absolut dhe nuk pritet të bëjë përjashtim edhe sezoni i ardhshëm, ku do të jetë pikërisht kjo skuadra që duhet mundur. Vitin e shkuar Ferrari iu afrua shumë, duke udhëhequr edhe klasifikimin për pilotë për disa muaj radhazi, por sërish në fund dominuan ‘shigjetat e argjenda’.

Në këtë kuadër, drejtori ekzekutiv i skuadrës gjermane, Toto Wolff është mjaft i qetë dhe shijon avantazhin e makinës dhe pilotëve kampionë, si finlandezi Valteri Bottas, që vërtetoi se është në nivele të larta dhe anglezi Lewis Hamilton, që fitoi titullin e 4-t kampion bote me ta.

“Këtë vit jemi shumë më të relaksuar se sa vitin që shkoi, por sërish rrugëtimi ynë pritet të ketë edhe të panjohura. Të gjithë jemi dëshmitarë se performanca e Hamilton ishte mbresëlënëse sezonin e shkuar. Nuk i mungon motivimi për të bërë të njëjtën gjë edhe këtë vit. Besoj se është i vetëdijshëm se rekordi i 7 titujve të Michael Schumacher është një objektiv që mund të arrihet prej tij”, tha Drejtori Ekzekutiv i Mercedesit.

Në fund Wolf e mbyll deklaratën e tij duke konfirmuar faktin se e gjithë skuadra do të mbështesë Lewis Hamilton dhe do t’i sigurojë atij një makinë edhe më kompetitive, që të jetë në nivelin e anglezit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...