Futboll

Willy Sagnol: Përplasja Zidane–Materazzi? Faji ishte i Wiltord

Ndonëse kanë kaluar shumë vite që kur Zinedine Zidane goditi me kokë Marco Materazzin dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Francën me 10 futbollistë, në finalen e botërorit Gjermani 2006, ky episod episod të komentohet ende.

Së fundi, Willy Sagnol, njëri prej futbollistëve që ka qenë në fushë në atë sfidë, kujton me detaje skenën dhe thotë se fajtor për ndëshkimin me karton të kuq të Zidanes, është pikërisht mesfushori i Francës, Sylvian Wiltord.

“Mendoj se ishte faji i Wiltord. Në momentin e incidentit, topin e kishte Makelele dhe ia pasoi Wiltordit, i cili ndali topin dhe reklamoi atë çfarë kishte ndodhur. Gjyqtari i takimit më pas u afrua dhe pasi u konsultuan me gjyqtarin e 4-t, vendosën ndëshkimin me të kuq të Zidanes. Nëse Wiltord do të kishte vijuar normalisht lojën, gjyqtari kryesor nuk do ta kishte vërejtur këtë incident dhe nuk do arrinte deri te vendimi ekstrem”, shprehet Sagnol.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.