Formula 1

Williams merr Sirotkin pilot të dytë, Kubica kolaudator

Skuadra e Williams ka vendosur që piloti i dytë në Botërorin e radhws në Formula 1 të jetë Sergey Sirotkin. 22-vjeëari do të jetë shok skuadre me Lance Stroll, i cili është rikonfirmuar.  Williamsit iu desh gati një muaj kohë për të gjetur një emër që ofron garanci. Në fakti, emri i Sirotkin përflitej prej kohësh në ambientet e skuadrës britanike, por në garë ishte dhe polaku Robert Kubica, i cili synonte të rikthehej në Formula 1 pas 7 vitesh. Sidoqoftë, Williams ka vend për të dy, sepse Kubica do të jetë piloti rezervë dhe kolaudator i makinës si dhe do të merret me përmirësimin e motorit.

Sirotkin prej vitit 2016 ka qenë pilot i tretë i Renault, duke qenë edhe pjesëmarrës në disa nga sesionet e lira në edicionin e kaluar. Në fjalën e tij rusi u shpreh i lumtur për mundësinë që po i jep Williamsi dhe premtoi se do të japë maksimumin.

To Top