Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Wenger pro Mourinhos: S’është e thjeshtë t’i shohësh rivalët në festë

E çuditshme, por e vërtetë, Arsen Wenger i del në mbrojtje Jose Mourinhos. Trajneri i Arsenalit ka folur në lidhje me përplasjen fizike mes lojtarëve të United dhe City-t pas përundimit të derbit. Francezi nuk njihet si një ndër miqtë e teknikut portugez, por, në rastin konkret, Wenger i ka dalë në mbrojtje rivalit të tij.
“Ka momente kur situata mund të dalë nga konrolli. Mund të ishim ndodhur edhe ne në një situatë të tillë dhe nuk e di sesi do të kishim reaguar, sepse nuk është e thjeshtë të shohësh rivalin tënd teksa feston. Kush nuk demonstron gëzimin që ka pas suksesit të arritur në sy të kundërshtarit, fiton respektin e këtij të fundit.”

Më pas Wenger foli edhe për shortin e Europa League, ku përballë do të ketë Ostersunds.
“Është një ekip që ka bërë paraqitje të mira në Europe, duke surprizuar shumë njërëz. Nuk mund të flas shumë për ta, sepse nuk i njoh mirë si skuadër, por fakti që kanë arritur të sigurojnë kualifkimin është tepër domethënës për kapacitetet që kanë. Deri në shkurt do të kem kohë të mjaftueshme për ta studiuar mirë kundërshtarin tonë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...