Premier League

Wenger: Asnjë nuk largohet në janar nga Arsenali

Olivier Giroud, Theo Walcott dhe Jack Wilshere në muajin janar nuk largohen nga Arsenali. Këtë e ka bërë të qartë trajneri i “topçinjve”, Arsen Wenger, pavarësisht se tre futbollistët në fjalë ka kërkuar më shumë minuta në këmbë, pasi duan që të mos rrezikojnë pjesëmarrjen në Botëror me përfaqësueset respektive.

“As që e marr në konsideratë interesin që ata kanë për kombëtaret e tyre, ineresi i klubit, në rastin kokret i Arsnalit, mbetet prioritet. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur ta konfirmojmë në bllok skuadrën. Luajmë në Premier League, Kupën e Ligës, FA Cup dhe Europa League, ndaj nuk kemi ndërmend të dobësohemi.”

Të njëjtën gjë Wenger ka shprehur edhe në lidhje me Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez, duke lënë të kuptohet se Arsenali do t’i mbajë deri në fund të kontratës, edhe pse në përfundim të sezonit do t’i humbasë me parametër zero.

To Top