Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Vuri bast gabimisht fitoren e Romës, fitoi mbi 52 mijë dollarë

Fati ndonjëherë të rezervon surpriza që as që mund t’i kesh ëndërruar. Ndodhi me një të apasionuar pas skedinave, që fitorja e Romës me Barcelonën në Champions e bëri milioner. Në fakt, personi fatlum, që ka preferuar të mbetet anonim, vendosi gabimisht për fitoren e Romës, pra 1, ndërkohë që mendonte se ndeshja do të luhej në Barcelonë dhe do të fitonin katalanët. Por ky gabim e bëri të pasur sepse fitoi plot 52 623 dollarë me vetëm vetëm 1000 të shpenzuar.

Rasti është zbuluar nga kompania e basteve “Just Bet” me qendër në Xhamajkë. Mes 5 ndeshjeve të përzgjedhura, të cilave “u ra në kokë”, ishte edhe Roma – Barça, takim të cilin besonte se do ta fitonin “blaugrana”. Por në vend që të shkruante shenjën 2, e vendosi gabimisht 1 (koeficienti 4.75). Tentativat për ta anuluar skedinën rezultuan të kota, pasi nuk mund të hiqej nga sistemi. Një gabim trashanik, por kaq fatsjellës, aq sa personi në fjalë e kishte të vështirë ta besonte se llogarisë së tij i ishin shtuar më shumë se 52 mijë dollarë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...