Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Volejboll për femra, Tirana fiton Kupën e Federatës

Tirana ka fituar edicionin e 72-të të Kupës së Federatës në Volejboll për femra duke mundur Partizanin 3-1 me sete. Ndeshja u zhvillua në palestrën sportive “Feti Borova” dhe ishte mjaft e luftuar, veçanërisht në dy setet e para.

Seti i parë u mbyll në favor të vajzave të Tiranës, ndërkohë që skuadra e Roland Tares u kundërpërgjigj duke fituar në setin e dytë dhe barazuar rezultatin. Gjithsesi, dy setet e tjera, vajzat e ekipit të Tiranës i dominuan dhe arritën të fitojnë më me lehtësi.

Ky është trofeu i parë i këtij sezonit të ri të volejbollit për femra, kampionati i të cilit do të fillojë më 7 tetor.Tirana e Gorenzës kishte mundur kampionet e Marin Barletit për të mbërritur në finale dhe kishte një plus më shumë në letër, ndërkohë Partizani e pati më të lehtë, pasi kaloi Teutën për të mbërritur deri këtu.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...