Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Volejboll, Italia kalon lehtësisht Sllovakinë

Fitorja e parë për Italinë në Europianin e volejbollit të meshkujve, erdhi ndaj Sllovakisë. Të Kaltërit, e trajnerit Gianlorenzo Blengini reaguan pas humbjes ndaj Gjermanisë në ndeshjen e parë duke fituar lehtësisht sfidën e dytë në grupin B dhe duke mbajtur gjallë shpresat për tu kualifikuar direkt në fazën cerekfinale të kampionatit europian si e para e grupit. Italia edhe pse e nisi ndeshjen me të njëjtin formacion si ndaj Gjermanisë kishte një tjetër ritëm në këtë sfidë dhe arriti ta dominonte kundërshtarin.

Sllovakia u dorëzua pa kushte ndaj italianëve. Të Kaltërit një nga skuadrat favorite për ti shkuar deri në fund kampionatit të 30-të europian të volejbollit të meshkujve, triumfuan lehtësisht në 3 sete ndaj Sllovakisë me shifrat 25-14 25-19 dhe 25-20. Volejbollisti më i mirë në fushë për Italinë ishte Filipo Lanza autori i 15 pikëve ndërsa Vettori me 13  pikë dhe Piano me 9 pikë bënë gjithashtu një paraqitje pozitive. Falë kësaj fitoreje Italia u ngjit në kuotën e 4 pikëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...