Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vlorë, Rama premton stadiumin e ri brenda 4 viteve

Një tjetër kopleks modern do t’i shtohet kolazhit të stadiumeve të rikonstruktuara apo të ndërtuara në vendin tonë. Bëhet fjalë për stadiumin e qytetit të Vlorës. Premtimin e ka bërë kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili gjatë një vizite në qytetin bregdetar, inspektoi infrastrukturën sportive në shoqërinë e kryebashkiakut, Dritan Leli dhe presidentit të Flamurtarit, Sinan Idrizi. Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit u zotua se stadiumi i ri do të ndërtohet brenda 4 viteve. Ky stadium do të ndërtohet mbi rrënojat e atij ekzistues dhe jo siç është bërë e ditur më parë nga klubi në zonën e Pyllit të Sodës. Një tjetër premtim i kryeministrit ishte edhe ndërtimi i një pallati sporti pasi ai aktual është drejt amortizimit total dhe në të ardhmen mund të bëhet jofunksional për ekipet e lojërave me dorë.

“Ne do të punojmë intensivisht për këtë dhe kemi ndarë dhe detyrat me kryetarin e bashkisë, po ashtu dhe zv.ministri Kostandin Shkurti do të merret më të gjitha projektet sportive”.

Njoftimi për ndërtimin e një stadiumi të ri në Vlorë pason atë të pak ditëve më parë nga Klubi i Kukësit që rezantoi projektin me vlerë 3.5 milionë Euro. Klubi kampion kërkoi mbështetjen e qeverisë për financimin e projektit. Aktualisht, Shqipëria a dy stadiume që plotësojnë normat e UEFA-s, “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, ndërsa në vitin 2019 do të përfundojnë punimet edhe për “Arenën Kombëtare”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...