Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia, ndaj Flamurtarit për t’u ringritur

Vllaznia nuk ka kohë të mendojë gjatë për humbjen në shtëpi ndaj Laçit, pasi në horizont po shfaqet një transfertë e vështirë, ajo ndaj Flamurtarit. Pas dy fitoreve radhazi, zhgënjimi ndaj kurbinasve ka lënë pasoja në aspektin psikologjik tek shkodranët.

Pikërisht në këtë aspekt është fokusuar puna e trajnerit Ernest Gjoka dhe stafit teknik gjatë këtyre ditëve, për të ringritur humorin tek lojtarët në mënyrë që të shkojnë përballë vlonjatëve me entuziazmin e duhur.

Lajmi i mirë vjen nga infermieria, pasi trajneri Gjoka sheh t’i rikthehet mesfushori me eksperiencë Alsid Tafili, duke shtuar konkurrencën në këtë repart, aty ku realisht alternativat janë të shumta dhe cilësore. Në bokse edhe për këtë ndeshje do të qëndrojë mbrojtësi Denis Pjeshka, që ende nuk është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të pësuar ndaj Teutës rreth një muaj më parë.

Transferta e së shtunës do të jetë e veçantë për trajnerin Gjoka, por edhe për disa futbollistë si Erjon Vucaj, Gilman Lika dhe Arsid Kruja. Pikërisht tek dy të parët dhe tek fantazisti Edon Hasani janë të varura shpresat e kuqebluve për të rigjetur rrugën e humbur, në qytetin ku futbolli ka lindur dhe konsiderohet si fe. Kjo është java e duhur për të tentuar rikthimin, në një nga klasiket e futbollit shqiptar, ndërmjet dy skuadrave me peshë në historinë e tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...