Kategoria Superiore

Vllaznia me ritëm të lartë, miqësoret ende në “ajër”

Përgatitje fizike dhe ngarkesë maksimale për lojtarët, në mënyrë që Vllaznia të jetë gati për pjesën e dytë të sezonit. Ky ka qenë programi i kuqebluve në ditën e 3-të të mini-fazës përgatitore në Ulqin, ku stërvitjet vazhdojnë me intensitet të lart.

Ndërkohë që skuadra kërkon të paktën një mbrojtës qendre për ta cilësuar kontingjentin të plotësuar, stafi teknik i drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka është përqendruar edhe te përshtatja sa më e shpejt e Xhevahir Sukajt dhe mbrojtësit Sedat Berisha.

Përveç punës fizike, bomberi i rikthyer në Shkodër dhe mbrojtësi shqiptar nga Shkupi, po kryejnë punë ekstra për t’u integruar sa më shpejt me grupin dhe për t’u njohur me mënyrën e lojës së skuadrës.

E nëse kushtet në Ulqin janë optimale për mini-fazën, çështja e vetme që mbetet për t’u zgjidhur, është gjetja e kundërshtarëve për ndeshje miqësore. Problemi lidhet me faktin që ekipet në Malin e Zi e nisin kampionatin më datë 15.

Te Vllaznia ende nuk është planifikuar diçka konkrete, megjithatë stafi beson se do të ketë mundësi të testojë ekipin përpara startit të kampionatit më datën 27 Janar.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.