Kategoria Superiore

Vllaznia me ide të qarta në merkato, Sukaj një bast më vete

Pa shumë bujë, Vllaznia ka arritur të kompletojë një skuadër, e cila në 16 javë të kampionatit është munduar të arnohet nga ndeshja në ndeshje. Shkodranët regjistrojnë deri në këto momente sulmin e dytë më të dobët të kampionatit me 14 gola të shënuar, si dhe mbrojtjen e 3 më të dobët me 22 gola të pësuar.

Në këtë aspekt, trajneri Ernest Gjoka ka pasur idetë e qarta, ekipit i nevojitej ndërhyrje në repartin e mbrojtjes, por edhe në sulm. Nëse në fillimin e edicionit flisnim për një skuadër pothuajse të gjithën shkodrane, tashmë kjo nuk duket formula fituese.

Sedat Berisha, Renato Malota dhe Ergys Mersini, janë afrimet e repartit të prapavijës, aty ku kërkohet të sigurohet së pari mbrojtja, që ka shfaqur shumë defekte në pjesën e parë të sezonit. Megjithatë ‘qershia mbi tortë’ tek Vllaznia mund të konsiderohet rikthimi i sulmuesit Xhevahir Sukaj.

Prej sezonesh në Shkodër mungonte njeriu gol, me tifozët kuqeblu që shikonin sezon pas sezoni se si produktet e Akademisë së Vllaznisë, festonin me fanellat e ndryshme të Superiores.

Madje dy sezone më parë, gara për Këpucën e Artë ishte pikërisht midis Salihit dhe Sukajt, ndërkohë që Vllaznia vuante për të siguruar mbijetesën. Sigurisht që rikthimi i Sukajt në Shkodër nuk vjen në momentin më të mirë, pasi sezoni i tij është shoqëruar nga një kalvar i gjatë me probleme dëmtimi, por nuk ka më mirë se shtëpia për t’u qetësuar dhe rifilluar avazin, shënimin e golave që do të ndihmojë shumë skuadrën për të synuar sa më parë largimin nga zona e ftohtë.

Rikthimi i Sukajt nuk është vetëm një bast për Vllazninë, por mbi të gjitha edhe për vetë lojtarin, që ka për detyrë së bashku me shokët e skuadrës, të rikthejë entuziazmin në qytetin ku ka lindur futbolli shqiptar.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.