Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia: Cungu jep dorëheqjen, Gjoka në “pole” për stolin

Ecuria negative e Vllaznisë në startin e këtij sezoni ka bërë që Armando Cungu të paraqesë dorëheqjen. Fakti që skuadra ka grumbulluar 5 pikë në 6 javët e para të kampionatit dhe ndodhet sërish në zonën e mbijetesës, bëri që trajneri t’i kërkonte kryebashkiakes Voltana Ademi, largimin nga stoli.

Mes arsyeve të këtij vendimi mendohet të jenë edhe problemet e brendshme të skuadrës, ku Cungu nuk ndiente mbështetjen maksimale të drejtuesve të klubit, por edhe të futbollistëve.

Nga ana e saj, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës i kërkoi teknikut që përpara se të formalizonte dorëheqjen, t’i jepte kohën e nevojshme për të gjetur pasardhësin e tij te Vllaznia.

Kandidati potencial për të marrë drejtimin e kuqebluve është trajneri kampion, Ernest Gjoka. Diskutimet ndërmjet palëve janë në fazë të avancuar, madje tekniku, që sezonin e kaluar udhëhoqi Kukësin drejt titullit historic, u takua me kryebashkiaken.

Paraditen e kësaj të mërkure, Gjoka ishte i pranishëm në Shkodër, duke mbyllur praktikisht të gjitha detajet e kontratës, ndërsa emërimi i 47-vjeçarit duket çështje orësh. Vllaznia do të jetë klubi i gjashtë në karrierë për trajnerin kryeqytetas, që pak javë më parë ishte edhe mes kandidatëve për stolin e përfaqësueses së Kosovës.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...