Kategoria e Parë

Vllaznia B siguron mbijetesën, tani me sytë nga Vllaznia e madhe

Vllaznia B ka arritur të sigurojë mbijetesën në Kategorinë e Parë, pasi ka mposhtur Orikumin me rezultatin 4-3 me penallti, në ndeshjen e Play Out-it të luajtur në ‘Niko Dovana’.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2-2, falë golave të Dycës dhe Pusit për shkodranët dhe Hoxhës e Dhramit për skuadrën e Orikumit. Në 30 minutat shtesë Vllaznia B pati edhe një mundësi të mirë për të fituar pa pasur nevojën e 11-metërshave, por Gurishta humbi një penallti në favor të shkodranëve.

Ndërkohë që Vllaznia B siguroi me vuajtje mbijetesën, një tjetër Vllaznia, ajo e madhja e futbollit shqiptar, do të duhet të lutet e të shpresojë për të bërë të njëjtën gjë në Superiore.

Nëse skuadra e parë nuk ia del të mbijetojë mes më të mirave të futbollit shqiptar, atëherë edhe Vllaznia B do të shkojë në Kategorinë e dytë, pasi rregullorja nuk e lejon që dy skuadra të luajnë në të njëjtën Kategori.

To Top