Kategoria Superiore

Vllaznia, 4 blerje për t’i shpëtuar rënies

Një sulmues, dy qendërmbrojtës dhe një mbrojtës krahu. Ishin këto kerkesat e Ernest Gjokës në përfundim të një 2017 veçanërisht delikate për Vllazninë. Skepticizmi nëse një klub që adiminstrohej nga bashkia do të mund të konkuronte i denjë edhe në kampionatin e merkatos ishte i madh, por tani përforcimet janë aty. Duke përfituar edhe nga situata e krijuar nga klubet e tjera dhe natyrisht dhe me mbështetjen financiare të nevojshme, Gjoka dhe Vllaznia ja dolën. Në skuadër tanimë janë Xhevahir Sukaj, Sedat Berisha, Renato Malota dhe Ergis Mersini. Merkato nuk është një shkencë ekzakte por fushata e afrimeve është ajo e duhura, dhe ndoshta dhe më i rëndësishëm fakti se Vllaznia nuk është një jetime e destinuar të shikojë rivalët. Injeksion optimizmi në skuadrën që vijon përgatitjet në Ulqin, tanimë me frymën e duhur. 2018 është vit vendimtar, pikë së pari duhet siguruar mbijetesa, mision aspak i lehtë me garën që bëhet dhe më e ashpër ne pjesën e dytë të sezonit, por organika është plotësuar aty ku trajneri e konsideronte të nevojshme. Për Gjokën mbajtja e Vllaznisë aty ku ka qenë gjithmonë në elitë, do të ishte një medalje po aq e rëndësishme sa ajo e shpalljes së Kukësit kampion. Kjo për këtë sezon, më pas privatizimi, meoment vendimtar për të ardhmen e një klubi që merr sinale shprese, Vllaznia meriton më tepër, dhe futbolli shqiptar meriton një Vllazni që gjithmonë pretendon.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.