Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vlera e Superiores shkon 47 milionë euro, më i shtrenjti Skënderbeu

6 muajt e parë të këtij sezoni kanë qenë pozitive për futbollin shqiptar dhe klubet në përgjithësi. Sipas faqes së specializuar të merkatos, “Transfermarkt”, vlera e Kategorisë Superiore është rritur në afro 47 milionë euro. Rritja lidhet me periudhën prej 1 Shtatorit të kaluar, momenti kur merkato botërore u mbyll dhe në futbollin shqiptar po bëheshin përgatitjet finale për të nisur sezonin, e deri në fund të Dhjetorit.

Edicioni në Shqipëri nisi me skuadrat që në total vlerësoheshin diçka më tepër se 39,6 milionë euro në merkato, ndërsa vlera aktuale ka arritur shifrën e rreth 47 milionë euro, duke njohur rritje me 18,5 për qind. Skuadra më e kushtueshme në Shqipëri është Skënderbeu, që pas dominimit në kampionat dhe pjesëmarrjes në grupet e Europa League tashmë vlen mbi 7,5 milionë euro, duke njohur rritje në vlerën e afro 1,5 milionë eurove.

Korçarët ndiqen nga rivalët e Partizanit, që pavarësisht rënies së vlerës në masën 14 për qind mbeten skuadra e dytë më e shtrenjtë e Kategorisë Superiore, të ndjekur nga Flamurtari dhe Kukësi që falë rritjeve kaluan murin e 5 milionë euro. Përsa i takon skuadrave të tjera, falë ecurisë jashtë parashikimeve, duke i befasuar të gjithë ekspertët, rritjet më të mëdha i kanë njohur Kamza me 74 për qind dhe Laçi në kuotën 51 për qind.

Sezoni zhgënjyes i Vllaznisë bën që shkodranët, ashtu si edhe Partizanit, të jenë skuadrat e vetme që kanë pësuar rënie të vlerës së ekipit, ndërsa ringjallja e Lushnjes në fillim të Dhjetorit ka bërë që vlera e skuadrës të njohë rritje rekord me 123 për qind, edhe pse duhet theksuar se ekipi i drejtuar nga Hysen Dedja është i vetmi në elitën e futbollit shqiptar, vlera e të cilit përllogaritet nën 3 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...