Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Viti nis me teste të vështira për Marseille e Monaco

Në ‘Le Championnat rivaliteti’ për vendin e dytë dhe të tretë është ashpërsuar ndjeshëm, me 3-shen Monako-Lion-Marsejë, në vetëm 3 pikë diferencë nga njëra-tjetra. Kështu në orën 17:00, skuadra e Rudi Garsias do të bëjë maksimumin për të marrë 3 pikët në fushën e Renesë, në sfidën e orës 17:00.

Më vonë, në orën 20:00 do të zbresë në fushë edhe Monaco, në transfertën aspak të lehtë ndaj Montpellierit. Skuadra e Jardim ka marrë maksimumin në Ligue 1 gjatë muajit Dhjetor, duke fituar të 4 takimet e luajtura, ndërsa sot do të kërkojë të ruajë vazhdimësinë, për të shpresuar nga ndonjë hap fals i PSG-së.

Metzi, ku luan edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ivan Balliu do të përballet në transfertë ndaj Dijonit, që nuk është në momentin më të mirë. Metz është skuadra më e dobët e kampionatit francez, pasi qëndron në vendin e fundit të renditjes, por në 2 takimet e fundit të 2017-ës dha shpresë, duke marrë 2 fitore radhazi dhe 6 nga 11 pikët që ka grumbulluar në total, në 19 javë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...