Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Villar: Spanja jashtë botërorit? Situata është e rëndë

Presidenti i Federatës Spanjolle, i pezulluar pas arrestimit në verë, Angel Maria Villar deklaroi se kërcënimet e FIFA-s për përjashtimin e Spanjës nga botërori ‘Rusi 2018’, janë serioze dhe për t’u konsideruar. Ai theksoi se situate është mjaft e rëndë dhe se shkak për këtë është bërë sjellja e Këshillit të Shtetit, që kërkon të anulojë zgjedhjet në Federatë.

“Këshilli i Shtetit pretendon se Federata nuk po respekton ligjet dhe kërkon të anulojë zgjedhjet, por kjo është e papranueshme dhe e pabazuar në ligj. Nëse FIFA vendos të përjashtojë Spanjën nga botërori, atëherë përgjegjësia bie e gjitha mbi shtetin. Mund të them se situate është mjaft e rëndë”, u shpreh Villar.

Mundësia e përjashtimit të Spanjës ka ngjallur shpresat edhe për Italinë, që u eliminua nga Suedia ne Play Off, por që do të mund të shkonte në Rusi, si zëvendësuese e ‘La Roja-s’.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...