Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vila përmbys Kamzën, gafa e portierit ndëshkon Luftëtarin

Gola dhe spektakël në dy sfidat që hapën javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Fitore e madhe me përmbysje e Skënderbeut në transfertën e Kamzës ndërkohë që në takimin tjetër Luftëtari i fali një pikë Laçit pasi shumë pranë fitores.

Problemet jashtë fushe nuk ndikuan aspak te Skënderbeu që në Kamëz u konfirmua si skuadra më e fortë e kampionatit. Dygolëshi i parë i Emiljano Vilës me fanellën e skuadrës korçare bëri të pavlefshëm perlën e Realdo Filin me Skënderbeu që triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj skuadrës nga periferia e kryeqytetit duke regjistruar fitoren e parë ndaj Kamzës në këtë kampionat pas 2 fitoreve radhazi.

Në minutën e 12-të Fili ish lojtari i Partizani i cili mund të konsiderohet edhe si afrimi i bujshëm i Kamzës në merkaton e janarit mposhti Shehin me një goditje spektakolare nga limitet e zonës duke kaluar në epërsi skuadrën e Ndreut. Skënderbeu u përpoq të reagonte por në pjesën e parë nuk arriti të shkonte te goli. Megjithatë për të barazuar fillimisht shifrat dhe për të përmbysur më pas rezultatin mendoi një tjetër ish lojtar i Partizanit, Emiliano Vila i cili mposhti 2 herë Gjonikajn duke i dhënë fitoren formacionit të Ilir Dajës. Sukses ky që e ngjiti Skënderbeun në kuotën e 46 pikëve i shkëputur në krye të klasifikimit.

Prodhoi pothuajse gjithçka sfida që u zhvillua në Kurbin mes Laçit vendas dhe Luftëtarit. 4 gola 2 kartonë të kuq, një gafë e rëndë e portierit Ruçi dhe nga një pikë për të dyja skuadrat me bardhezinjtë e bluzinjtë që u ndeshën për herë të tretë në harkun e pak ditëve. Goli i shpejtë i Vasil Shkurtajt i cili vallëzoi mes mbrojtësve vendas, kartoni i kuq i Fangajt dhe finalizimi nga distancë i Rrocës në fillimin e pjesës së dytë krijuan përshtypjen e një fitoreje të lehtë të Luftëtarit në këtë transfertë të vështirë.

Por edhe në disavantazhin e 2 golave, me një lojtar më pak dhe pa sulmuesin kryesor Reginaldo në fushë, Laçi i Gentian Mezanit gjeti forcën për të reaguar, duke ndëshkuar skuadrën e Likës fillimisht me Shtubinën në të 52-ën dhe më pas gafa e Ruçit që solli golin e Nikës në të 64-ën, me Laçin që i rrëmbeu një pikë Luftëtarit që gjithashtu e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi disa sekonda pas golit të barazimit Aleksi mori kartonin e dytë të verdhë për protesta duke barazuar forcat në fushë. Deri në fund sfida nuk prodhoi më asnjë gol me dy skuadrat që ndanë nga një pikë në këtë përballje.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...