Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vijon puna në Arenën Kombëtare, synohet përurimi në Tetor

“Arena Kombëtare” po i drejtohet me ritme të larta fazës përmbyllëse. Punimet për të ndërtuar impiantin më modern në historinë e Shqipërisë vijojnë me intensitet të maksimal ku vërehet se janë ngritur pjesa më e madhe e tribunave rrethuese dhe tashmë po vishen me materialin përkatës.

Pasi të përfundoi ndërtimi i plotë i tribunave atëherë do të vijohet me kompletimin e ambienteve të brendshme. 60% e stadiumit është ndërtuar dhe në fund do të vendoset edhe tapeti i blertë që do të jetë i cilësisë më të lartë.

“Arena Kombëtare” pritet të përurohet në muajin Tetor dhe do të jetë një nga stadiumet më inovativë të rajonit. Ky impiant është pjesë e 9 kandidaturave për të mirëpritur Superkupën e Europës në vitin 2020.

Ky stadium do të jetë i nivelit të 4-t sipas klasifikimit të UEFA-s, pra “Arena Kombëtare” do të plotësojë kushtet për të organizuar një finale të Europa Leagues dhe Superkupës së Europës, pasi i vetmi event që kërkon një stadium të nivelit të 5-të, është finalja e UEFA Champions League.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...