Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Vettel synon të ‘pushtojë’ edhe Kinën: Garë ndryshe nga të tjerat

Pas dy fitoresh në po kaq gara të sezonit 2018, Sebastian Vettel është gjithmonë e më i bindur se ky është viti i duhur për t’u rikthyer te titulli. Piloti gjerman i Ferrarit është gati për garën e ardhshme, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Kinë.

“Mendoj se duhet të ruajmë kryesimin edhe këtu, ndonëse e di se nuk mund të jemi të sigurt. Të shohim si do shkojë gara, por jam besimplotë se do të jemi konkurrues”, deklaroi Vettel.

Piloti gjerman i kokëkuqes tha se ka shumë besim te makina që drejton, por theksoi se vetëm pas garës së Kinës do të mund të krijojë një opinion më të qartë.

“Janë zhvilluar vetëm dy garat e para dhe ende nuk mund të them me saktësi se sa konkurruese është makina e këtij sezoni. Në Kinë kushtet atmosferike do të jenë komplet të ndryshme nga Australia dhe Bahreini, ndaj besoj se pas kësaj gare do të kem një ide më të qartë mbi cilësinë e makinës. Gjithsesi jam shumë besimplotë se Ferrari do të garojë mjaft mirë këtë sezon dhe do të synojmë rikthimin te titulli”, u shpreh piloti gjerman i Ferrarit.

Sebastian Vettel e ka nisur me këmbën e duhur këtë sezon, pasi në garën hapëse në Australi shfrytëzoi maksimalisht strategjinë e skuadrës, për ta mbyllur garën i pari. Të njëjtën gjë gjermani bëri edhe në garën e të dielës së kaluar, kur u nis i pari dhe e mbylli gjithashtu i pari garën në Bahrein, pavarësisht presionit të madh të Valteri Bottas.

Pas dy garash, piloti i parë i Ferrarit kryeson me 50 pikë të plota, i ndjekur nga kampioni në fuqi i botës, britaniku Lewis Hamilton, që ka grumbulluar 33 pikë. Piloti i Mercedesit është ngjitur në podium në të dy garat, të cilat i ka mbyllur në vendin e dytë dhe të tretë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...